Manifestim promovues për Ditën Botërore për të Drejtat e Konsumatorëve

15.03.2016 09:20

Manifestim promovues do të mbahet sot me rastin e 15 marsit, Ditës Botërore për të Drejtat e Konsumatorëve...

Motoja e sivjetme me të cilën organizatat anëtare në Organizatën Botërore të Konsumatorëve do ta shënojnë ditën është "Antibiotikët jashtë menysë!".

Organizatori i manifestimit është Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, agjencitë për komunikim elektronik dhe për ushqim dhe veterinari, Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve të Qytetit të Shkupit dhe Inspektorati shtetëror i tregut.

Në manifestim fjalim do të mbajë drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Popovski. (mia.mk)