Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta mbajë seancën e 97-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 97-të do t'i shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 97-të do t'i shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për veprimtari shkencoro-hulumtuese, për veprimtari inovative, për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, për shoqata dhe fondacione, për sportin, për ndërmejtësimin, për themelim të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, të gjithë me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të seancës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për inspektim administrativ, për menaxhim elektronik, për material arkivor, për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, për mbikëqyrje inspektuese, për themelim të Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurë kundërvajtëse, për ilaçet dhe mjetet mjekësore, për kontroll të drogave dhe substancave psikotropike, për lëndë të para minerale, për energjetikë, pëlr tregti, të gjithë me procedurë të shkurtuar.
Deputetët do t'i shqyrtojnë edhe ndryshimet e ligjeve për standardizim, për pronësi industriale, për Inspektoratin shtetëror të tregut, për mbrojtje të topografisë të qarqeve integrale, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për sistem njësportel dhe për evidencë të regjistrit tregtar dhe regjistër të personave të tjerë juridikë, për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, për veprimtarinë turistike, për kontroll të sendeve nga metale të çmueshme, për prodhimet ndërtimore, për meterologjinë, për inspektim teknik, për akreditim, për mbrojtje të konkurrencës, për sigurinë e prodhimeve, të gjithë me procedurë të shkurtuar.
Në kuadër të seancës duhet të shqyrtohen edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për veprimtari hotelierike, për inspektim të pyllit dhe gjuetisë, për preparate veterinare-mjekësore, për nus prodhime me prejardhje nga kafshët, për zhvillim bujqësor dhe rural, për identifikim dhe regjistrim të kafshëve, për siguri të ushqimit për kafshë, për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, për shëndetësi veterinare, për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, për ujërat, për numrin e amzës, për kontroll kufitar për armët, për emrin personal, për azil dhe mbrojtje të përkohshme, për veprimtarinë detektive, të gjithë me procedurë të shkurtuar. (mia.mk)
