Presidenti Ivanov do ta vizitojë Bibliotekën në Aleksandri

15.03.2016 09:30

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov në kuadër të vizitës zyrtare në Egjipt sot do ta vizitojë Bibliotekën në Aleksandri, qytet që është limani kryesor egjiptian në Detin Mesdhe...

Biblioteka e Aleksandrisë ka qenë më e madhja dhe më e njohura në botën antike. Në shek. 3 p.e.r. e ka themeluar Ptolomeji  i Parë Soter, ka qenë qendra e shkencës dhe artit të lashtë. Ka pasur disa qindra mijëra vepra të shkruara në rreth 600.000 letra papirusi në të gjitha gjuhët e atëhershme. Nëpër histori është shkatërruar nga sundimtarë të ndryshëm, ndërsa sot gjendet në një objekt modern.

Shefi i vendit dy ditët e mëparshme qëndroi në kryeqytetin Kajro ku kishte takim me presidentin egjiptian Abdel Fatah Al Sisi, ndërsa dje mbajti fjalim në forumin e biznesit ku u prezantuan mundësitë për investim në Maqedoni. (mia.mk)