Seanca të katër komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për shëndetësi dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës...

Në rend të Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave mes tjerash janë ndryshimet e Ligjit për inspektim pyjor dhe të gjahut, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për preparate veterinero-mjekësore, për nus prodhime me prejardhje të kafshëve, për zhvillim bujqësor dhe rural, për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, për sigurinë e ushqimit të kafshëve, për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, për shëndetësi veterinare, për shitje të tokës bujqësore në pronë shtetërore të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, do të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, për shoqata dhe fondacione, për mediacion, për themelim të Komisionit shtetëror për vendimarrje në procedurën administrative dhe procedurë për marrëdhënie pune në shkallë të dytë, për mbikëqyrje inspektive, për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, për numrin e amzës, për emrin personal, për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të RM-së, për letërnjofrim, të gjitha në lexim të dytë.
Komisioni për shëndetësi do t'i shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për kontroll të substancave psikotropike, dhe për ilaçt dhe mjetet mjekësore, të dyja në procedurë në lexim të dytë.
Në rend dite të Komisionit juridiko-ligjdhënës janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, për shoqata dhe fondacione, për mediacion, për themelim të Komisionit shtetëror për vendimarrje në procedurën administrative dhe procedurë me marrëdhënie pune në shkallë të dytë, në lexim të dytë. (mia.mk)
