Tubim për bashkëpunim ndërakademik Maqedoni-Francë në frymën e sfidave të Frankofonisë
15.03.2016 09:46
Tubim me temën "Bashkëpunimi ndërakademik Maqedoni-Francë në frymën e sfidave të reja të frankofonisë" do të mbahet sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM)...

Në simpozium, i cili mbahet me rastin e muajit të frankofonisë, fjalim do të mbajë kryetari i ASHAM-it Taki Fiti dhe ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, Lorens Oer.
Fjalime do të mbajnë edhe akademikët Matea Matevski, Momir Polenakoviq, Zhivko Popov, Vlada Urosheviq, Gligor Çemerski, prof. dr. Liljana Todorova.
Tubimin e organizon ASHAM-i në bashkëpunim me Institutin francez - Shkup. (mia.mk)
