Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, reshje të dobëta bore në Bukovë

15.03.2016 10:02

Komunikacioni në të gjithë rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës po bien në kalimin malor Bukovë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM)...

LAMM informon se sot në mesditë shoqata e prodhuesve të orizit "Bello Zllato" do të bëjë bllokim të rrugës magjistrale Koçan - Shtip, në fshatin Obleshevë.

Ende është aktive ndalesa për qarkullim unaza Manastir-Resnjë në 70+300 km, ku ka rrëshqitje të dheut. Komunikacioni është ndërprerë në të dy drejtimet, ndërsa si alternativë është orientuar përmes Manastirit.

Vazhdon ndërprerja e komunikacionit edhe në rrugën komunale fshati Pollogu i Poshtëm - fshati Obleshevë para lumit të Koçanit për shkak të kanalit të bërë për kullimin e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.

Në aksin P1404 Marvinci-Balinci-Brajkovci, nën nënkalimin tek qarkorja Marvinci për shkak të derdhjes së kanaleve ka ujë në rrugë. Rekomandohet përdorim i aksit alternativ Udovë-Vallandovë-Gjevgjeli dhe anasjelltas. Ekipet nga NP Rrugët e Maqedonisë punojnë në pastrimin dhe normalizimin e komunikacionit. (mia.mk)