Vritet një shofer në shpërthimin e një automobili në Berlin
Një person është vrarë dhe është shkaktuar dëm material, pas shpërthimit të një automobili në Berlin, njoftoi policia gjermane...

Shpërthimi ka ndodhur derisa automjeti lëvizte.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve të cilët janë takuar në rrugë, nga fuqia e shpërthimi automobili është ngritë në erë.
Policia po heton se nëse ka shpërthim edhe në automjete të tjera në rrethinë.
Nuk ka të dhëna për shoferin e vrarë, e as për vetë sulmin. Nuk dihet se nëse bëhet fjalë për sulm terrorist ose madje për sulm ndaj shoferi, për arsye se hetimi i policisë tani duhet t'i zbulojë.
Forcat e sigurisë e bllokuan gjithë qarkun ku shpërtheu automjeti, ndërsa njerëzve të cilët jetojnë në këtë pjesë të Berlinit u është urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos i hapin dritaret.
