Maqedoni
Sanohen rrugët nga rrëshqitja e dheut në Likovë
15.03.2016 13:01
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë ditëve të fundit në rajonin e komunës së Likovës shkaktuan rrëshqitje dheu dhe dëmtime të rrugës...

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë ditëve të fundit në rajonin e komunës së Likovës shkaktuan rrëshqitje dheu dhe dëmtime të rrugës rajonale që çon drejt fshatit Ropalcë informojnë sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Kumanovë.
Rruga që çon drejt fshatit Ropalcë është dëmtuar për shkak të reshjeve disaditëshe të shiut.
Udhëheqësi i NP "Rrugët e Maqedonisë" - seksioni Kumanovë, Tihomir Aleksovski sot informoi se pjesërisht është kryer sanimi i aksit rrugor, kështu që, komunikacioni tani për tani zhvillohet pa pengesa. Paralajmërime se në periudhën e ardhshme NP "Rrugët e Maqedonisë" do të vazhdojë me sanimin e dëmtimeve.
Për shkak të reshjeve ka pasur rrëshqitje të dheut edhe në rrugën lokale mes fshatrave Dumanovcë dhe Goshincë./mia
