Futboll

Përfaqësuesja U21, Milevski me 6 futbollistë shqiptarë

15.03.2016 14:52

Trajneri i përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë...

Trajneri i përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjet me Islandën dhe Francën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për futbollistë të rinj që do të mbahet në vitin 2017.

Në listën e Milevskit spikasin 3 emra të rinj, si Enur Totre që kalon formë shumë të mirë me skuadrën e Shkëndijës, Gjorgji Stoiliovin nga Horizont Turnova dhe portierin e Metalurgut, Filip Iliq.

Në listë figurojnë 6 shqiptarë, pasi përveç Totres nga Shkëndija janë ftuar edhe Bejtullai dhe Demiri, Murati i Shkupit, Musliu i Renovës dhe Enis Bardhi i Ujpestit të Hungarisë, që bashkë me David Babunskin pritet të jenë bartës të lojës së shpresave të vendit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë më 24 mars në Shkup përballet me Islandën, ndërsa katër ditë më vonë në zhvillon transfertën me Francën. Për momentin Maqedonia pozicionohet e 3-ta në grupin e 3-të me shtatë pikë të tubuara.