Futboll

Zyrtare, Conte largohet nga Italia pas Euro 2016

15.03.2016 14:56

Tashmë është zyrtare. Antonio Conte nuk do të jetë më trajneri i përfaqësueses italiane pas Euro 2016...

Për ti dhënë fund të gjitha dyshimeve mendoi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Taveçhio.
 
“Antonio Conte më komunikoi se aventura e tij në Kombëtare do të përfundojë sapo të mbyllet Kampionati Europian. Ndjen nevojën të jetë gjithmonë në fushë, të stërvitjeve të përditshme. Kjo është mëse e kuptueshme”, tha drejtuesi i FIGC gjatë hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Federatës në Romë.
 
Taveçhio shpjegoi se në bisedën me Conte-n, trajneri i tha se largimi nuk lidhet me paratë, por çështja qëndron te puna.
 
“Në mëngjes zgjohet dhe i mungon fusha”, deklaroi kreu i federatës.
 
Presidenti i FIGC saktësoi se institucioni që drejton ka qenë gjithmonë në mbështetje të trajnerit dhe dëshironte që ai ta vazhdonte aventurën, ndërsa tashmë do të vlerësojë me kujdes çdo vendim.
 
Sipas gjasave, karriera e Antonio Contes do të vazhdojë në Premier League, në stolin e Chelsea.
 
Pasi i dha fund të gjitha dyshimeve, tashmë federata mund të nisë konsultimet për drejtuesin e ri të stolit.
 
Si kandidatë cilësohen Donadoni, Mazzarri, Ranieri, Fabio Capello, por edhe shqiptaro-italiani, Gianni De Biasi.