Basketboll

Nba, Golden State vendos një tjetër rekord

15.03.2016 15:00

Golden State Warriors vazhdon të shkruajë historinë në këtë sezon fantastik...

Në Oracle Arena ligjin e bëjnë ata. Kampionët në fuqi të Nba-së, siguruan fitoren numër 60-në këtë sezon duke arritur këtë shifër në më pak ndeshje se cdo skuadër tjetër në historinë e këtij sporti, ndërkohë që falë suksesit me rezultatin 125-107 ndaj New Orleans Pelicans, Warriors i cuan në plot 49 fitoret rradhazi në shtëpinë e tyre gjatë sezonit të rregullt.
 
Më i miri mbi parket për Golden State-in, ishte i përhershmi Stephen Curry me 27 pikë 5 asiste dhe 5 rebound. Te New Orleans Anthony Davis u mundua të bënte dicka por 22 pikë dhe 12 rebound të realizuara nga ai nuk i mjaftuan skuadrës nga Louisianna.
 
Pas dy humbjesh rresht u rikthye te fitorja Oklahoma City Thunder që në shtëpinë e saj mundi pa shumë vështirësi Portland Trail Blazzers. 128-94 në favor të City Thunder ishte rezultati i kësaj sfide me Oklahomën që iu fal paraqitjes së basketbollisitit turk Enes Kanter i cili realizoi 26 pikë.  
 
Në rradhët e Portland, Damian Lillard nuk ishte në ditën e tij më të mirë duke e mbyllur ndeshjen me vetëm 21 pikë të shënuara.
 
Në Air Canada Center pritej që Toronto të vijonte serinë e fitoreve, por Raptors u surprizuan nga Chicago Bulls.
 
Skuadra nga Ilionois triumfoi përballë formacionit kanadez me shifrat e ngushta 109-107.  I mrekullueshëm Kyle Lowry me 33 pikë 7 asiste dhe 11 rebound por as paraqitja e tij fantastike nuk i mjaftoi Torontos për të evituar humbjen përballë Chicagos.
 
Fiton edhe Utah Jazz. Në Salt Lake City, të besuarit e trajnerit Quin Snyder mposhtën kryesuesit e konferencës së Lindjes Cleveland Cavaliers me rezultatin 94-85 për meritë edhe të Rodney Hood që realizoi në total 28 pikë.