Maqedoni
Likovë, shiu dëmton rrugën për në Malësinë e Karadakut
15.03.2016 17:31
Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar shembjen e një pjese të rrugës që shpie nga Likova për në fshatrat e Malësisë së Karadakut...

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur gjatë ditës së djeshme përskaj Pendës së Gllazhnjës, me ç’rast ka shkaktuar vështirësi për qarkullimin e banorëve të malësisë me automjete, por edhe për dhjetëra arsimtarë të cilët çdo ditë udhëtojnë nga Kumanova për në Malësi.
Ndërkohë që nga organet komunale njoftuan se nga mesdita është dërguar mekanizëm për të sanuar dëmin e shkaktuar.
Kjo do të jetë ndërhyrje e përkohshme, pasi që nga komuna e Likovës informuan se me përmirësimin e motit do të ndërmerren intervenime për zgjidhje afatgjate të problemit.
NEXHAT AQIFI
