Botë

Bruksel, 3 policë të plagosur gjatë operacionit anti-terror

15.03.2016 17:33

3 policë mbetën të lënduar nga të shtënat me armë gjatë bastisjes në një shtëpi në Bruksel gjatë një kontrolli lidhur me sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris...

Forcat belge të sigurisë janë ende në kërkim të të dyshuarve dhe bashkëpunëtorëve të militantëve me bazë në Bruksel, të përfshirë në sulmet islamike në Paris, më 13 nëntor, në të cilin u vranë 130 persona.

Mediat raportojnë se në drejtim të policisë është qëlluar me kallashnikov dhe se autori i të shtënave është në kërkim.

Lagjja Forest, ku u krye aksioni i sotëm anti-terror, është afër Molenbeekut, ku gjenden banesat e disa njerëzve të përfshirë në sulmet terroriste të 13 nëntorit, ku mbetën të vrarë 130 persona.