Maqedoni
Ministria e Ambientit dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë, marrëveshje për shtratin e lumit Vardar në Pollog
15.03.2016 18:00
Ministria e Ambientit dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje për përpilimin e projektit themelor për rregullimin e shtratit të lumit Vardar në rajonin e Pollogut...

"Me këtë Ministria e Ambientit synon që në afat sa me të shpejtë të bëhet ndërtimi i shtratit të lumit Vardar, që të pamundësohet ndonjë rrezik eventual për vërshime”- theksoi ministri i Ambientit, Nurhan Izaiuri.
“Sivjet i kemi nda fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup mjete për rregullimin, gjegjësisht përpilimin e dokumentacionit teknik dhe projektit për rregullimin e shtratit të lumit Vardar në rajonin e Pollogut. Gjithashtu qeveria ka ndarë mjete për realizimin e këtij projekti dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë, si institucion serioz dhe bashkëpunëtor i përhershëm i institucionit tonë, do të vazhdojë me këtë projekt”- deklaroi ministri i Ambientit, Nurhan Izairi.
“Mendoj që është shumë projekt i rëndësishëm për të ardhmen, sepse të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë ndodhi në Serbi, për fat të keq diçka e tillë ka ndodhur edhe tek ne në të kaluarën, ashtu që ky projekt do të ketë vlerë të madhe për Maqedoninë, respektivisht për ata që jetojnë në këtë pjesë të vendit”- tha dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Darko Mosllavac.
Projekti kap vlerën prej 2 milion e 800 mijë euro, ndërsa pritet të përfundojë brenda 4 muajsh, bëjnë të ditur nga Ministria e Ambientit dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup.
GAZMEND REXHEPI
