Maqedoni
Ademi në Tiranë, synohet thellimi i bashkëpunimit në arsim
15.03.2016 18:14
Thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit ka qenë në qendër të takimit mes ministres së Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolli, dhe homologut të tij nga Maqedonia, Abdylaqim Ademi...

Menjëherë pas takimit, Ademi thotë në një prononcim për TVM2 se deri tani bashkëpunimi ka qenë i frytshëm, dhe po synohet që të çohen përpara marrëveshjet e nënshkruara mes institucioneve arsimore të dy vendeve.
Ministri i Arsimit të Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, shpreh besimin se takime të tilla me homologen e Tiranës do të jenë më të shpeshta dhe si rezultat edhe bashkëpunimi do të jetë më i frytshëm.
Ky takim pranë një marrëveshjeje të rëndësishme, që pritet të nënshkruhet gjatë ditës së nesërme mes rektorit të Universitetit të Tiranës “Dhori Kul” dhe rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, prof. dr. Vladimir Stojkovski.
Marrëveshja synon realizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor; në fushën e zhvillimit të aktiviteteve të lidhura me shkëmbimin e stafeve akademike dhe studentëve.
LULJETA NDOKA
