Maqedoni
Mbledhja e Gjykatës Kushtetuese, ShGM: Hapni dyert për gazetarët dhe opinionin
15.03.2016 18:30
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë fton Gjykatën Kushtetuese t’u lejojë gazetarëve të ndjekin mbledhjen e nesërme...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë fton Gjykatën Kushtetuese t’u lejojë gazetarëve të ndjekin mbledhjen e nesërme, ku pritet të diskutohet për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa dispozitave të Ligjit për falje.
“Vendimi për përjashtimin e opinionit nga mbledhja e nesërme është në kundërshtim me rregulloren e Gjykatës Kushtetuese. Në nenin 83 qartë është paraparë se puna e Gjykatës Kushtetuese është publike. Asnjë nga arsyet për mbylljen e mbledhjes së paraparë në nenin 85 të Rregullores nuk është plotësuar. Përkujtojmë se opinioni nga debatet, mbledhjet dhe mbledhjet përgatitore të Gjykatës Kushtetuese mund të përjashtohet vetëm nëse këtë e kërkojnë interesat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, ruajtjes së shtetit, sekretit zyrtar dhe afarist, mbrojtjes së moralit publik, por edhe në raste tjera që i përcakton Gjykata. Në rastin konkret nuk është e qartë se cila është arsyeja për mbylljen e mbledhjes e cili është arsyetimi dhe kush e ka miratuar këtë vendim”, thuhet në reagimin e SHGM-së.
