Ekonomi
Një delegacion i OEMVP-së viziton Tiranën, takon kryeministrin Rama
15.03.2016 18:38
Një delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ndodhet për vizitë dyditore në Tiranë...

Qëllimi i vizitës është vendosja e urave të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Delegacioni sot është pritur edhe nga kryeministri, Edi Rama, i cili ka konfirmuar se shteti shqiptar vazhdon të mbetet i hapur për investitorët e kapitalit të huaj.
Rama ka veçuar se qeveria e tij po përpiqet të krijojë kushte sa më të favorshme për investitorët nga Maqedonia.
