Maqedoni

Jakimovski në kundërpërotestë, VMRO: LSDM ushtron presion ndaj institucioneve

15.03.2016 19:58

Gjat ditës së sotme nën organizimin e Opsionit Qytetar për Maqedoninë të Stevçe Jakimovskit janë vendosur tenda para Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të punës së këtij institucioni...

Askush nuk ka të drejtë që ti ndalojë Institucionet të bëjnë punën e tyre deklaroi Jakimovski, sipas të cilit nuk duhet lejuar presion ndaj institucioneve sepse nëse nuk ka institucione nuk ka shtet.
 
“Ne vlerësojmë se Institucionet duhet të punojnë në bazë të ligjit dhe në bazë të bindjeve të veta. Askush nuk ka të drejtë të bëjë presion ndaj Institucioneve dhe mendoni se si është ajo situatë kur ndokush i ndalon Gjykatës Kushtetuese të sjell vendim dhe ti bëjë presion gjegjësisht të mos e bëjë punën e vetë”, tha Stevçe Jakimovskit, kryetar i opcionit qytetarë për Maqedoninë
 
Edhe VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj protestës së opozitës duke vlerësuar se pikërisht LSDM-ja me veprimet e saj po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
 
“LSDM-ja ëndërron për kohën kur brenda një ditë emëruan 617 gjykatës dhe qindra prokurorë. LSDM-ja dëshiron kontroll të plotë ndaj gjykatës dhe nënshtrimin e të gjithë gjykatësve ndaj shefave partiak të saj. “Nga pastruesja deri te ministri” kështu LSDM-ja dëshiron të qeveris në vend, ashtu siç njoftoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Për partizimin e gjykatës LSDM duhet ta pyes Viktor Gaber respektivisht motrën e tij dhe gjykatëse kushtetuese Natasha Gaber Damjanovska”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
 
GAZMEND KURTISHI