Botë

Zbulohen 2 ton drogë në ishujt Galapalos

15.03.2016 20:59

Marina akuadoriane ka arritur të konfiskojë më shumë se 1.9 ton kokainë në det, shumë pranë ishujve Galapalos...

Operacioni, i koduar si “Gjahtari i detit” u ndërmor në bashkëpunim me inteligjencën amerikane dhe policia kolumbiane.
 
Sipas autoriteve, droga nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 40 milioë dollarëve dhe kishte ardhur nga Kolumbia.
 
“Kishim paralajmërime për një sasi të konsiderueshme të drogës, që do të transportohej në rrugë detare. Droga vinte kryesisht nga Kolumbia” tha shefi i sektorit dhe njësisë akuadoriane, kolonel Marcos Zapata.
 
Droga u gjet në ujërat territoriale të ishujve Galapalos.
 
Sipas autoriteteve, droga besohej se kishte si destinacion final amerikën latine dhe amerikën qëndrore. Kokaine ishte gjetur teksa pluskontenë ujë, në pako të mbyllura ndërsa ende nuk është arrestuar asnjë person.
 
Në vitin 2015, Ekiadori konfiskoi gati 80 ton drogë, kryesisht kokainë./Oranews