Do të mbrojmë sigurinë kombëtare
Maqedonisë do t'i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për mbrojtje të institucioneve shtetërore dhe për ruajtje të sigurisë kombëtare nga kriza e refugjatëve. Kjo u konkludua në takimin e mbrëmshëm të Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga Presidenti Gjorge Ivanov...

Ai pas takimit deklaroi se me mbylljen e korridorit ballkanik, ishte e pritshme të rriten tentimet për hyrje të dhunshme dhe ilegale në Maqedoni.
"Ndodhi incident në kufirin tonë jugor. Numër i pakontrolluar i migrantëve dhe shtetasve të huaj nga territori i Bashkimit Evropian dhe zona e Shengenit u përpoqën ilegalisht ta kalojnë kufirin shtetëror, jashtë vendkalimit kufitar zyrtar dhe të hyjnë në rajonin në të cilin është shpallur gjendje krize. Forcat tona të sigurisë me sukses reaguan. E përshëndes reagimin e tyre në kohë dhe të prëgjegjshëm, pa përdorim të forcës", deklaroi Ivanov.
Sinjali më i mirë që në këtë moment mund të dërgohet, theksoi presidenti Ivanov, është që të ndëpritet praktika e sjelljes së numrit plotësues të emigrantëve të cilët do të vendoseshin në kampet në vetë linjën kufitare. Ai konsideron se mungesa e komunikimit dhe bashkëpunim midis politikanëve dhe shërbimeve të sigurisë të Maqedonisë dhe Greqisë dhe pamundësia që të vendosen ekipe të përbashkëta operative për intervenim të shpejtë solli deri në këtë situatë.
Ai paralajmëroi se për gjendjen aktuale, këtyre ditëve do të realizojë biseda telefonike me presidentët dhe kryeministrat e vendeve përgjatë korridorit, të cilët marrin pjesë në marrjen e vendimeve në Këshillin e Bashkimit Evropian për menaxhim të krizës së emigrantëve, me kryetarin e Këshillit të Evropës, si dhe me kryesuesin holandez me Këshillin e BE-së.
