Një ekstremist vritet në një operacion antiterrosit në Bruksel
Një polic francez dhe tre policë belgë janë lënduar, ndërsa një ekstremist i armatosur është vrarë gjatë operacionit të djeshëm të përbashkët antiterrorist të policisë belge dhe franceze në kuartin Fore të Brukselit, njoftoi Prokuroria federale belge...

"Në kuadër të hetimit për atentatin parisien (më 13 nëntor 2015) është kryer bastisje në një shtëpi në kuartin Fore", njoftoi prokuroria.
"Gjatë operacionit një person ose më shumë kanë hapur zjarr ndaj policëve dhe kanë lënduar katër prej tyre", thuhet në kumtesë.
"Njëri nga të dyshuarit, i armatosur me Kallashnikov, është vrarë gjatë aksionit. Për momentin po konfirmohet identiteti i tij", shtohet në kumtesë.
I vrari megjithatë nuk është Sallah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet në Paris, i cili ende është në liri.
"Hetimi do të vazhdojë, në këtë moment nuk kemi mundësi që të sigurojmë informata plotësuese që të mos i shkaktojmë dëm hetimit", shton prokuroria belge.
Kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel mbrëmë mbajti takim të jashtëzakonshëm me ministrin e Punëve të Brendshme Jan Jamboll dhe me ministrin e Drejtësisë Koen Gens, ndërsa pastaj mbajti konferencë shtypi.
"Kishim fat. Katër nga agjentët tanë janë lënduar më lehtë. Mund të ndodhte dramë e 'madhe'. Nëpunësit tanë policorë vazhdojnë të punojnë në terren", deklaroi Sharl Mishel.
Kryeministri belg u bëri thirrje belgëve që të qëndrojnë të qetë dhe të shprehin falënderim dhe solidaritet ndaj policëve të lënduar. (mia.mk)
