Kuvendi do t'i mbajë seancën e 96-të dhe të 97-të

16.03.2016 10:11

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t'i mbajë seancat e 96-të dhe të 97-të...

Në rend dite të seancës së 96-të janë ndryshimet e ligjeve për universitetet e reja qytetare për mësim të përjetshëm, për themelim të agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, për arsim dhe trajnim profesional, për Qendrën shtetërore për testim, për institucione të arsimit të lartë për arsim në kuadrin mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm dhe për Shërbim pedagogjik, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Pas përfundimit të seancës, deputetët do ta mbajnë edhe seancën e 97-të në rend dite të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për qasje të lirë deri te informacionet nga karakteri publik, për shoqatat dhe fondacionet, për sport, për ndërmjetësim, për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, për numrin e amzës, për kontroll kufitar, për armë, për emrin personal, për azil dhe mbrojtje të përkohshme, për aktivitet të detektivit, për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimin e qytetarëve, për sigurim privat, për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë, për pasaportat e shtetasve të Republikës së Maqedonisë, për letërnjoftime dhe për siguri në komunikacionin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar. (mia.mk)