Në OBM shfaqje e baletit në dy akte "Zhizel"
16.03.2016 10:48
Në Operën dhe Baletin e Maqedonisë sonte do të performohet baleti romantiko-fantastik në dy akte "Zhizel"...

Në "Zhizel" do të performojnë Marija Kiçevska-Shokarovska, në rolin kryesor, Alberti:Emill Jordanov (Bullgari), Hilarioni:Dojçin Doçev (Bullgari), Mirta:Ivana Kocevska, Pa de de:Hristina Naqevska dhe Jan Kisilev. Do të performojnë edhe solistë, ansambli i baletit dhe orkestra e OBM-së. Koreograf është Leonid Lavrovski (Rusi), dirigjente Bisera Çadllovska.
Përndryshe, baleti është performuar për herë të parë në Paris, në vitin 1841 dhe është një prej të rrallëve të cilët kanë performim të pandërprerë tradicional. (mia.mk)
