Konferencë për qëndrueshmëri të qendrave për të rinj për shëndet riprodhues "Dua ta di"

16.03.2016 11:06

Konferencë e parë për qëndrueshmëri me përfaqësuesit e sektorit privat do të mbahet sot në Shkup në organizim të HERA-Asociacioni për edukim dhe hulumtim shëndetësor....

Në konferencë do të diskutohet përgjegjësia shoqërore e korporatës në sferën e shëndetit seksual dhe riprodhues, gjegjësisht për mbështetje të Qendrave rinore "Dua ta di".

"Dua ta di" janë dy qendra në të cilat tani më dhjetë vite të rinjtë nga Shkupi marrin shërbime falas dhe të besueshme për shëndetin riprodhues. Ekipi i mjekëve, punonjës socialë dhe psikologë, më shumë se 2.500 klientëve në vit iu sigurojnë shërbime të integruara dhe informacione në një vend.

Në Konferencën për qëndrueshmëri pritet të marrin pjesë 40 përfaqësues nga sektori privat të cilët tani më janë të njohur për angazhimet e tyre, si dhe kompani të cilat e njohin nevojën nga përfshirja aktive e sektorit të korporatës në bashkësi. (mia.mk)