OEMVP organizon Forum ekonomik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot organizon Forumin ekonomik në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, në bashkëpunim me Lidhjen e Odave të Maqedonisë...

Në forum do të marrin pjesë rreth 35 kompani nga Maqedonia dhe mbi 50 kompani nga Shqipëria, të cilët do të shkëmbejnë përvojat dhe kontaktet në mes vete.
Sipas bizneseve, impakti i këtij takimi në mes bizneseve do të mundësojë arritjen e mundësive për të investuar në Shqipëri dhe disa prej kompanive veç më janë të gatshme të investojnë nëse ka kushte për të bërë biznes në vend.
Në panelin e diskutimeve fjalë përshëndetëse do të kenë Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Ines Muçostepa, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën e
Shqipërisë Stojan Karajanov, Ministrja e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Fatos Reka, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha, nënkryetari i Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë Sead Koçan dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jaka.
Më pas përfaqësuesit e bizneseve të dy vendeve do të zhvillojnë B2B takime me qëllim krijimin e kontakteve si dhe shkëmbimin e përvojave, që nxisin rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve.
"Misioni Ekonomik" do të vazhdojë në Durrës, ku do të pritet nga kryebashkiaku Vangjush Dako, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës Gazmend Shalsi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Andrea Xhavara si dhe kryetari i Biznes Albania Luan Bregasi.
