Koreja V. dënon një student amerikan

16.03.2016 11:22

Një student amerikan është dënuar me 15 vjet punë të vështirë në Korenë e Veriut, për krime kundër shtetit...

Otto Frederick Warmbier, student në Universitetin e Virxhinias, është arrestuar në muajin janar, pasi ka bërë përpjekje të vjedhë një pano me slogan propagandues nga hoteli i tij në Phenjan.

Warmbier, 21 vjeç, është akuzuar për “kryerje të aktit armiqësor” kundër shtetit.

Në një konferencë shtypi më 29 shkurt, Warmbier ka pranuar se ka vjedhur sloganin.

Dënimi i tij vjen në kohën e tensioneve në rritje në gadishull, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar më 15 mars se do të testojë një kokë bërthamore. (REL)