Gjykata kushtetuese, seancë me dyer të mbyllura

16.03.2016 11:28

Gjykata kushtetuese, sot pritet të sjell vendimin nëse do ti mundësohet apo jo presidentit të fal kryerësit e veprave penale të lidhura me parregullsitë zgjedhore....

Sektori civil dhe opozita mbrëm organizuan protesta për të kundërshtuar mundësinë e faljes së veprave penale të lidhura me zgjedhjet.

Ndërsa përkrahës të pushtetit nën udhëheqjene Opsionit Qytetarë për Maqedoninë, të Stevço Jakimovskit prej dje kanë vendosur tenda në mbështetje të punës së kushtetueses.

Rreth 200 përkrahës të kushtetueses vazhdojnë të qëndrojnë para gjykatës, duke e pamundësuar kështu idenë e protestës së Platformës qytetare Ajde, që të kalonin natën para kësaj gjykate. 

Seanca e këshillit është thirrur nga ora 9 e mëngjesit por ajo është e mbyllur për opinion, prandaj gazetarët do të mund të sigurojnë informacione vetëm pas përfundimit të seances. Poashtu vërehet prani e shtuar e policisë në afërsi të gjykatës.