Nigeri, vetëhidhen në erë dy kamikaze, 22 viktima

16.03.2016 12:31

Dy kamikaze kanë hedhur veten në një xhami në verilindje të qytetit nigerian të Maidugurit, duke lënë të vrarë 22 besimtarë...

E para prej tyre aktivizoi eksplozivin brenda xhamisë, ndërkohë që e dyta u vetëhodh në erë jashtë teksa të mbijetuarit e shpërthimit të parë po përpiqeshin të largoheshin. Plot 17 të tjerë raportohen të plagosur nga ky sulm i dyfishtë.

Militantët islamikë të “Boko Haramit” kanë shënjestruar shpeshherë qytetin gjatë këtyre 7 viteve kryengritje. Sulmi ndodhi vetëm pak minuta pasi besimtarët nisën lutjet e mëngjesit në  xhaminë Umarari, në periferinë e qytetit të Maidugurit.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.