Presidencialet në ShBA-“Super e Marta e Dytë”, Trump dhe Clinton fitojnë shtetet kryesore
E ashtuquajtura “Super e Marta e Dytë” në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara është dominuar sërish nga dy kandidatët më potencialë të demokratëve dhe të republikanëve, Hillary Clinton dhe Donald Trump....

Miliarderi ka arritur që të shënojë një fitore në Florida, duke detyruar senatorin e këtij shteti, Marco Rubio, që të tërhiqet nga gara presidenciale.
Rubio e deklaroi tërheqjen e tij përballë mbështetësve në Florida, ku ishte i shoqëruar nga familja. Trump fitoi gjithashtu në Illinoiz dhe në Karolinën e Veriut, ndërkohë që kandidati tjetër, John Kasisharriti, u shpall fitues në Ohio, vend në të cilin është edhe senator.
Në këto kushte, rivali i vetëm që mund të përballet me Trump është Ted Cruz, i cili qëndron i dyti në renditje. Me shumë interes do të pritet devijimi i votave të Marco Rubios pas tërheqjes së tij nga gara. Nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton duket gjithnjë e më pranë fitores ndaj rivalit të saj, Bernie Sanders. Ish-sekretarja e shtetit hipotekoi fitore në Florida, Illinois, Ohio dhe në Karolinën e Veriut.
Në këtë mënyrë ajo kryeson e sigurt dhe ka përforcuar pozitat e saj si favoritja kryesore për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet presidenciale. Edhe në Missouri, dy kryesuesit janë Donald Trump dhe Hillary Clinton.
Të dy kandidatët kanë një avantazh të lehtë ndaj Ted Cruz dhe Bernie Sanders. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
