Futboll

Kualifikohen Manchester City dhe Atletico

16.03.2016 13:51

Manchester City dhe Atletiko e Madridit ishin dy skuadrat e radhës, te cilat prenë nje bilete per ne çerekfinalet e Uefa Champion League...

“Qytetaret” ju mjaftoi nje barazim pa gola ndaj Dinamos se Kievit dhe fale fitores 3-1 ne Ukraine ne takimin e pare vazhduan me tej.

Një ndeshje pa shume sforco për djemtë e pelegrinit, te cilët gjate pjesës se pare, i lanë rruge te lire iniciativave te kundërshtarit.

Por me kalimin e minutave, ukrainasit humben shpresat ndërsa rasti me i pastër i ndeshjes, erdhi pikërisht nga anglezet kur Hezus Navas goditi shtyllën.

Rastet e Dinamos se Kievit erdhën ne fund te takimit, duke vene ne prove portierin Hart, i cili arriti te mbante portën e paprekur.

0-0 dhe ne Vicente Kalderon, por emocione te shumta ne një ndeshje qe shkoi përtej 120 minutave dhe u zgjidh nga pika e bardhe e penalltive.

Protagonist te 90 minutave te para ishin portieret Oblak dhe Zoet, ndërkohe qe shtyllat iu mohuan golin Lokadias dhe Fernando Torres gjate pjesës se dyte.

Skuadrat ju drejtuan 30 minutave te shtesës, por pa arritur te zhbllokonin rezultatin, duke ju drejtuar me pas penalltive, për te zgjidhur ekipin qe do te priste biletën per ne çerekfinale.

Ne penalltinë e fundit për holandezet gaboi Narsing ndërkohe qe për Atletikon, vulosi rezultatin përfundimtar 8-7 Huan Fran.

Per skuadrën e Simeones, viti i trete radhazi qe kalon ne këtë raund te UEFA Champions League.