Show Biz

Zbulohen fotografitë e fundit të Marilyn Monroe (Foto)

16.03.2016 14:14

Fotografitë e mëposhtme janë bërë nga George Barris në një plazh të Santa Monicas me 13 korrik të vitit 1962...

Vetëm tre javë më pas, ylli i Hollywoodit Marilyn Monroe, në atë kohë 36 vjeçare, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles.
 
Këto tetë printime nga ky fotoshut janë shitur në ankandin e Bloomsbury në Londër. Fillimisht fotografitë ishin planifikuar të paraqiten në librin e shkruar nga Barris “Marilyn: Her Life In Her Own Words”, por për shkak të vdekjes së saj tragjike, fotografi vendosi që të mos i publikojë ato.
 
Kjo seri e fotografive që e shfaq Monroe duke pozuar në plazh, është quajtur “Fotografitë e Fundit”.
 
Klan Kosova ndan me ju imazhet e fundit profesionale të kësaj gruaje vërtetë të jashtëzakonshme. /gazetablic/