Maqedoni
UT dhe USHCM nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
16.03.2016 14:17
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Rektori i Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Velimir Stojkovski, nënshkruan Protokoll për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë...

Fokusi i marrëveshjes është në forcimin e bashkëpunimit të deritanishëm, dhe nxitjen e veprimtarisë shkencore hulumtuese. Për të arritur këto qëllime, do të ofrohet përkrahje për trajnime dhe përsosje të kuadrit akademik.
Ministri I arsimit Abdylaqim Ademi theksoi se me nënshkrimin e Protokollit do të thellohet bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e arsimit të lartë ndërmjet dy vendeve.
"Të dyja palët do të shfrytëzojnë njohuritë dhe përvojat e njëri¬tjetrit me qëllim që të ofrohet zgjidhje për problemet shkencore dhe hulumtuese me interes të përbashkët. Gjithashtu të dy palët do të shkëmbejnë kuadër akademik, do të përkrahin shkëmbimin e kuadrit shkencor hulumtues dhe shkëmbimin e studentëve në fushën e interesit të përbashkët", theksoi Ademi.
Në suaza të këtij Protokolli do të shkëmbehen libra, publikime dhe materiale për trajnime për qëllime hulumtuese, si dhe do të nxitet dhe përkrahet puna e përbashkët hulumtuese në fusha të interesit të ndërsjelltë.
Gjithashtu, të dy universitetet, u pajtuan se shpenzimet për qëndrimin e studentëve dhe kuadrit shkencor hulumtues, do t'i sigurojë universiteti mikpritës.
Protokolli për bashkëpunim ndërmjet USHCM dhe Universitetit të Tiranës do të zgjasë pesë vite.
