Maqedoni

Lidington në Shkup, takime me përfaqësues të qeverisë dhe partive

16.03.2016 14:46

Ministri për Evropë të Britanisë së Madhe, David Lidington po qëndron në Shkup ku është takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe politikës...

Lidinkton është takuar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të LSDM-së Zoran Zaev për të diskutuar reth situatës aktuale politike dhe nevojës së plotësimit të kushteve kyçe për zgjedhje korrekte dhe të rregullta.
 
Lideri I BDI-së shprehu mbështetje për punën e  përpiktë nga KSHZ dhe theksoi që institucionet duhet që ti dalin në ndihmë këtij trupi zbatues tē zgjedhjeve me shpresë që asnjë nga partitë politike nuk do ta pengojë procesin në çfarë do mënyre.
 
Koha është më se e mjaftueshme për të gjitha parapregaditjet për 5 qershor, ndërsa këto zgjedhje do të janë zgjedhjet më të monitoruara në historinë e vendit dhe Ahmeti beson që do të janë ndër më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Maqedoni.  
 
Ahmeti gjithashtu  vlerësoi se anëtarësimi në NATO sjell relaksim të marrëdhënieve ndëretnike, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme, por është edhe parakusht për zhvillim ekonomik si dhe lehtëson hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
Zgjedhjet ishin në qendër të takimit edhe me kreun e LSDM-zë Zoran Zaev. Ai ka theksuar domosdoshmërinë  e një  Liste të pastër dhe të besueshme zgjedhore dhe reforma mediale, për të pasur zgjedhje kredibile, nga të cilat varet stabiliteti i shtetit.
 
Në takim u bisedua edhe për arsyet se përse vonohen këto dy kushte kyçe që të mund të organizohen dhe të zbatohen zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe sipas nevojës që çështjet të zgjidhen në mënyrë cilësore dhe efikase.
 
Ndërkohë në takimin me zv kryeministrin Besimi, theks i veçantë është vënë në mbështetjen për përpjekjet për integrim të vendit në BE në veçanti në pjesën për reforma në administratën publike, si dhe partneritet strategjik me Britaninë e Madhe. Besimi theksoi se integrimi euroatlantik mbetet një prioritet kyç strategjik për vendin.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI