Sportet E Tjera

Fill e fiton ‘Globin e Vogël të Kristaltë”! Feuz më i shpejti!

16.03.2016 15:50

Skiatori italian, Peter Fill, është fitues i ‘Globit të Vogël të Kristaltë’ në lëshim...

Zvicerani Beat Feuz fitoi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u zhvillua në St. Moritz të Zvicrës.

Feuz tregoi paraqitje shumë të mirë dhe arriti i pari në cak me kohë të kaluar për 1:40.44 minuta. Në vend të dytë është amerikani Steven Nyman, por me një kohë për tetë qindtat më i ngadalshëm se fituesi i garës.

Kanadezi Erik Guay renditet në vend të tretë, me një kohë më të dobët për 54 qindtat se Feuz, por qe më i shpejt për 31 qindtat se norvegjezi Jansrud. 34-vjeçari Fill zuri vendin e parë me 462 pikë në renditjen e përgjithshme të lëshimit, duke lënë pas norvegjezët Svindal e Jansrud me nga 436 pikë.

Ndërkaq, në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Marcel Hirscher, ka kohë që ka siguruar titullin e kampionit, kryeson me 1.625 pikë, pasojnë: norvegjezi Kristoffersen (1.272), francezi Pinturault (1.080) e Jansrud (1.063).