Sportet E Tjera
Mirjam Puchner më e mira! Vonn, fituese e ‘Globit të Vogël të Kristaltë’
16.03.2016 15:52
Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, para pak kohe ka përmbyllur edicionin për shkak të një lëndimit...

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, para pak kohe ka përmbyllur edicionin për shkak të një lëndimit, megjithatë është fituese e ‘Globit të Vogël të Kristaltë’ në lëshim, trofe i teti në karrierën e saj në këtë disiplinë.
Ajo kishte tubuar më së shumti pikë në të gjitha garat e kësaj disipline, gjithsej 580, duke lënë pas zviceranen Fabienne Suter me 463 pikë. Në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në St. Moritz të Zvicrës, austriakja Mirjam Puchner ngadhënjeu në disiplinën e lëshimit.
Ajo pati kohën për 1:40.93 minuta dhe pas saj mbeten Fabienne Suter me 13 qindtat e kohës më të dobët dhe italiania Elena Curtoni me 17 qindtat.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, zvicerania Lara Gut, është e para me 1.382 pikë. Ajo qysh javën që shkoi e ka siguruar titullin e botës dhe të parin në karrierën e saj.
Në vend të dytë është Vonn me 1.235 si dhe e treta, Viktoria Rebensburg nga Gjermania me 1.007 pikë.
