UT dhe UShCM me protokoll bashkëpunimi, nxitje e veprimtarisë shkencore hulumtuese
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, dhe rektori i Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi", Velimir Stojkovski, nënshkruan sot protokoll për bashkëpunim...

Fokusi i marrëveshjes është në forcimin e bashkëpunimit të deritanishëm dhe nxitjen e veprimtarisë shkencore hulumtuese.
Për të arritur këto qëllime do të ofrohet përkrahje për trajnime dhe përsosje të kuadrit akademik. Në suaza të këtij protokolli do të shkëmbehen libra, publikime dhe materiale për trajnime për qëllime hulumtuese, si dhe do të nxitet dhe përkrahet puna e përbashkët hulumtuese në fusha të interesit të ndërsjellë.
Gjithashtu, të dy universitetet u pajtuan se shpenzimet për qëndrimin e studentëve dhe kuadrit shkencor hulumtues do t'i sigurojë universiteti mikpritës.
Protokolli për bashkëpunim ndërmjet UShCM-së dhe Universitetit të Tiranës do të zgjasë pesë vite.
