Maqedoni

Thaçi: Të gjithë punojmë për zgjedhjet por jam skeptik se kushtet do përmbushen

16.03.2016 19:59

Kryetari i PDSH-se Menduh Thaçi, zhvilloi takim me Ministrin Britanik të Shtetit për Evropën, David Lidington...

“Ishte një takim i nivelit shumë të lartë me Ministrin e Britanisë së Madhe për Evropë, u bisedua aktualiteti politik, u fokusuam te ajo që e kemi shansin e madhe që ta shfrytëzojmë këtë moment, të gjithë të punojmë që me 5 qershor të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike. Vazhdova të jem skeptik që do të arrihet që ne ti përmbushim kushtet që me 5 qershor të kemi zgjedhje, megjithatë të gjithë janë të interesuar të na ndihmojnë, por mendoj se qeveritarët apo grupimet politike që e bëjnë qeverinë nuk i marrin mesazhet drejt dhe si lexojnë drejt", tha Taçi.