Maqedoni
PPD: Gjykata Kushtetuese varrosi drejtësinë
16.03.2016 20:04
PPD vlerëson se me anulimin e Ligjit për amnesti nga ana e pesë gjykatësve partiakë anëtarë të Gjykatës...

PPD vlerëson se me anulimin e Ligjit për amnesti nga ana e pesë gjykatësve partiakë anëtarë të Gjykatës kushtetuese është varrosur drejtësia dhe është rrënuar sistemi republikan dhe ia janë hapur dyert
regjimit absolutist në stilin e Luigjit të XIV kur ABSOLUTI-president vehet mbi çdo gjë: mbi ligjet, Kushtetutën dhe të drejtat dhe liritë personale të qytetarëve.
Ky akt i pamatur, fundos Marrëveshtjen e Përzhinë-s, e bënë të pavlevshëm Prokurorinë speciale dhe nga Maqedonia krijon shtet kaotik me të ardhme të pasigurt për qytetarët e saj.
PPD i drejtohet Komunitetit ndërkombëtarë këtë situatë ta shqyrtojë në mënyrë më serioze dhe ndaj bartësve të këtyre veprimeve rrënuese të veprojë më konkretisht.
