Maqedoni
Anëtarët e brigadës 115 të UÇK-së, vizitojnë kullën e Jasharajve në Prekaz
16.03.2016 20:24
Me rastin e shenimit të 15 vjetorit të fillimit të luftimeve të "Brigadës 115" të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare...

Me rastin e shenimit të 15 vjetorit të fillimit të luftimeve të "Brigadës 115" të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, ish ushtarët e kësaj brigade dhe nënkryetari I kuvendit Rafis Haliti vizituan Momerialin e Familjes Jashari në Prekaz , ku bënë homazhe varrezave të dëshmorëve dhe varrit të komandantit legjendar Adem Jashari.
Ata u pritën edhe nga kryefamiljari Rifat Jashari dhe pinjollë të tjerë të familjes së Jasharajve në kullën e familjes.
“Familja Jashari gjithmonë do ta përkujtojmë si qendresë heroike e popullit shqiptarë, ndërsa komandantin Adem Jashari do ta përkujtojmë si dëshmi e sakrificës për liri. Gjithmonë duhet përkujtuar dëshmorët e kombit shqiptar, dhe të jemi mirënjohës për të gjithë që sakrifikuan gjakun dhe mundin për liri”, tha Haliti me këtë rast.
