Botë
Krime kundër shtetit - Studenti amerikan dënohet me 15 vite punë të vështirë në Korenë e Veriut
16.03.2016 21:58
Një student amerikan është dënuar me 15 vite punë të vështirë në Korenë e Veriut për krime kundër shtetit...

Studenti 21-vjeçar Otto Warmbier është arrestuar në muajin janar, pasi ka bërë përpjekje të vjedhë në shenjë propagandues nga hoteli i tij në Phenjan.
Otto Warmbier , më vonë u shfaq në televizor duke rrëfyer se i kishin kërkuar atij të sjellë një “trofe” nga udhëtimi i tij.
Koreja e Veriut nganjëherë përdor paraburgimin për të huajt si një mjet për të ushtruar presion mbi kundërshtarët e saj.
Dënimi i tij vjen në kohën e tensioneve në rritje në gadishull, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar më 15 mars se do të testojë një kokë bërthamore./Oranews
