Ndërprerje e komunikacionit në aksin rrugor unaza Manastir – Resnjë
Në aksin rrugor unaza A3 Manastir-Resnjë të 70+300 km, për shkak të rrëshqitjes së dheut, rruga ende është në ndërprerje në dy drejtimet. Si alternativë, qarkullimi është riorientuar përmes qytetit të Manastir, informojnë sot në mëngjes nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë...

Në rrugën komunale f.Pollogu i Poshtëm - f. Obleshevë para lumit të Koçanit komunikacioni është ndërprerë për shkak gërmimeve në aksin rrugor, ku është bërë një kanal për derdhjen e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.
Në aksin rrugor Marvincë-Balincë-Brajkovcë, nën nënkalimin tek qarkorja Marvincë për shkak të derdhjes së kanaleve ka ujë në rrugë. Nga LAAM rekomandohet përdorim i aksit alternativ Udovë-Vallandovë-Gjevgjeli dhe anasjelltas.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Mjegull me dukshmëri deri në 50 metra ka në Strazhë. (mia.mk)
