Shënimi i Ditës së dhuruesve të gjakut në Maqedoni
17.03.2016 09:34
Me disa aktivitete sot do të shënohet 17 Marsi - Dita e dhurimit të Gjakut në Republikën e Maqedonisë...

Në Qendrën tregtare të qytetit do të vendoset tenda promovuese ku vullnetarët nga Klubi i Kryqit të Kuq i Qytetit të Shkupit dhe "Klub 25" do të ndajnë fletushka dhe do të japin informata për dhurimin e gjakut, ndërsa persona mjekësorë nga Instituti për mjekësi transfuziologjike do të përcaktojnë grupin e gjakut të qytetarëve. (MIA.MK)
