Në Prilep ofrohen 370 parcela për projektin "Bli shtëpi për të rinj"

17.03.2016 09:46

Me projektin "Bli shtëpi për të rinj" ofrohet mundësi unike që të mbështeten të rinjtë deri në moshën 35 vjeçare që të bëhen me shtëpi të tyren...

Mbështetja vjen në vitet e para kur nevojiten paratë dhe ofrohet një herë në jetë, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski para qytetarëve të Prilepit të pranishëm në promovimin e këtij projekti qeveritar.

Ai theksoi se në bisedime me qytetarët për projektin "Bli shtëpi bli banesë", kanë konstatuar se ka nevojë për krijim të një projekti të ri i cili do t'u mundësojë të rinjëve që të bëhen me shtëpi të tyren. (mia.mk)