Në Shkup gjashtë aksidente trafiku, nuk ka të lënduar
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej pesë aksidente, nga të cilët njëra me pasojë dëm material dhe katër me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër persona....

Sipas Dragan Veljanoskit nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve.
Dyzet e tetë shoferë nuk e kanë respektuar përkufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 10 shoferë e kanë drejtuar automjetin pasi që u ka skaduar patenta e shoferit ose leja e qarkullimit dhe katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme janë larguar 81 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit nga klasa e dytë dhe e katërt në SHF "Vasill Glavinov" komuna e Çairit.
Në orën 10:00 punëtorët nga firmat e falimentuara dhe ata si tepricë teknologjike të Republikës së Maqedonisë do të mbajnë protestë të qetë, e cila do të fillojë para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe do të vazhdojë deri para Kuvndit të RM-së në rr. "11 Tetori". (mia.mk)
