14 haxhinj palestinezë humbën jetën në aksidentin e një autobusi në Jordan
17.03.2016 10:31
Të paktën 14 haxhinj palestinezë e kanë humbur jetën, ndërsa 36 janë lënduar në aksidentin e një autobusi në Jordan, njoftuan autoritetet lokale, transmeton BTA...

Ekziston mundësi që numri i viktimave të rritet, për shkak se disa persona janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti me siguri ka ndodhur, pasiqë shoferi e ka humbur kontrollin ndaj mjetit transportues në afërsi të kufirit me Arabinë Saudite.
Palestinezët kanë udhëtuar në të ashtuquajtën falje e vogël ose umre, e cila mund të bëhet gjatë gjithë vitit, për dallim nga haxhi, që bëhet një herë në vit. (mia.mk)
