Seperatistët pro-rus në Donjeck filluan të japin pasaporta
17.03.2016 11:10
Prej dje seperatistët prorus kanë filluar të jepin pasaporta në pjesët e provincës Donjeck, që është nën kontroll të tyre...

Pasaporta e parë i është dhënë liderit separatist, Aleksandr Zakharchenko, i cili tha se pasaportat e reja duhet t’i ketë çdokush që synon të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Qeveria e Ukrainës në Kiev thotë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen sipas ligjeve të Ukrainës dhe të monitorohen nga vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dy kushte të cilat separatistët e mbështetur nga Rusia kanë refuzuar t’i pranojnë.
Sipas Zakharchenkos, kjo pasaportë me shqiponjën dykrenare u mundëson bartësve të saj që të udhëtojnë në Rusi.
