KE për vendimin e kushtetueses: Amnistia për krim zgjedhor s`është në interes të RM-së
Komisioni Evropian ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese që përmes miratimit të Ligjit për amnisti i kthehet e drejta e presidentit të shtetit për amnisti të të dyshuarve dhe personave të akuzuar për manipulime dhe krim zgjedhor...

Sipas Komisionit Evropian, mosdënimi është i papranueshëm, andaj Komisioni Evropian pret që Maqedonia të hapërojë konform marrëveshjes së arritur mes liderëve të 4 partive politike për atë që mos të hapërojë, në kundërshtim me marrëveshjen e Përzhinës.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançic, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç është e paraparë me Marrëveshjen e Përzhinës, janë hap kyç në procesin reformues, i cili duhet të kthejë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, dhe të tejkalohet kriza e thellë politike në vend.
Çdo rekomandim tjetër, i cili është në kundërshtim me atë që kërkohet dhe është nënshkruar nga liderët politik me ndërmjetësim ndërkombëtar, do të ishte i dëmshëm për Maqedoninë, ka thënë Kocijançic.
Ajo gjithashtu përkujton se vendimi eventual i presidentit të shtetit për t’i amnistuar të akuzuarit dhe të dyshuarit për manipulime dhe krim zgjedhor do të jetë në kundërshtim me rolin e Prokurorisë Speciale. Bashkimi Evropian pret nga presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, të punojë në përforcimin, e jo në dobësimin e demokracisë në vend.
