Turqi, TAK merr përsipër sulmin terrorist në Ankara
Grupi ekstremist, “Skifterët e lirisë së Kurdistanit”, mori sot përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë në Ankara ku humbën jetën 37 veta dhe u plagosën 125 të tjerë...

Ky grup në kumtesën e publikuar në faqen e vet të Internetit, theksoi se sulmi të dielën është i hakmarrje për operacionet në pjesën juglindore të Turqisë me shumicë kurde, operacione këto që zgjasin që nga korriku dhe ku kanë humbur jetën qindra civilë, pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe ekstremistë.
Grupi paraprakisht mori përgjegjësinë edhe për sulmin e muajit të kaluar në Ankara ku humbën jetën 19 veta. Ky grup pohon se është ndarë nga Partia Popullore Kurde.
Ekspertët të cilët i ndjekin ekstremistët kurdë, megjithatë theksojnë se ata kanë mbetur në lidhje të afërta.
