Shkupi udhëton për në Kavadar

17.03.2016 15:08

Java e 20-të në elitën e futsallit në vend për Shkupin sjellë transfertën në Kavadar ndaj Crna Rekës...

Është kjo njëra prej tre ndeshjeve që do të zhvillohet sonte, ndërsa si në çdo ndeshje, “bardhekaltërit”  janë optimist dhe besojnë se do të përsërisin lojën e ndeshjes së fundit mes këtyre dy skuadrave kur në Kavadar kishin triumfuar me rezultatin 7:4.

“Edhe pse ata janë në një krizë rezultatesh, nuk besoj se do ta kemi edhe aq të lehtë. Do isha i kënaqur nëse do e përsërisnim lojën e ndeshjes së fundit kundër tyre. Nëse bëjmë një gjë të tillë atëherë jam i sigurtë se edhe sonte nga Kavadari do kthehemi me tre pikë të plota” – deklaroi Eroll Dalip, futbollisti i cili shpërrtheu në ndeshjen e fundit kundër Mal Ajaksit duke shënuar tre gola.

Crna Reka 4 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore.  Ata për së fundmi herë fitores iu gëzuan me 20 shkurt kundër Ilirëve, ndërsa së fundmi pësuan nga Juventus Serava me rezultatin 13:6 në palestrën “Enver Idrizi”. Po në këtë palestër ju kujtojmë Shkupi në ndeshjen e parë ndaj Crna Rekës kishte shënuar fitore me rezultatin 9:2.

Ndeshja Crna Reka – Shkupi starton në ora 19:30, ndërsa drejtësinë në palestrën “Jasmin” do ta ndajnë dyshja e arbitrave nga Prilepi, Goran Spirkoski dhe Zharko Dimeski.