Sportet E Tjera
Kilde fiton 'Globin e Vogël të Kristaltë’
17.03.2016 15:09
Skiatori zviceran, Beat Feuz, sërish është më i miri! Ai shënoi fitoren e dytë radhazi brenda dy ditëve...

Pas triumfit në lëshim, dominoi edhe në supersllallomin e madh, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në St. Moritz të Zvicrës. Feuz arriti i pari në cak për 1:16.17 minuta, duke e lënë pas vetes norvegjezët Aleksander Aamodt Kilde dhe Kjetil Jansrud. Kilde dhe Jansrud patën të njëjtën kohë dhe mbeten për 10 qindtat larg pozitës së parë.
Paraqitje të mirë ka pasur edhe francezi Adrien Theaux, duke zënë vendin e katërt por me një kohë më të dobët për 10 qindtat se vendi i dytë dhe me kohë 29 qindtat më të mirë se kampioni i ri, Marcel Hirscher që zuri pozitën e pestë.
Kilde është fitues i ‘Globit të Vogël Kristaltë” në supersllallom të madh. Ai zuri pozitën e parë me 415 pikë në supersllallom të madh, duke lënë prapa vetes bashkëkombësit Jansrud (375) e Svindal (310).
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 1.670 pikë, ndërsa pasojnë: norvegjezi Kristoffersen (1.272), Jansrud (1.143), francezi Pinturault (1.098).
